Thursday, March 30, 2023

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë

Shkruan: Hamdi Nuhiju

Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga jeta. Në gjirin e saj gjen gjithçka dhe nga gjithkund. Nuk po sosen burimet e frymëzimit e as ambarët të mbushura me radhë njerëzish që po luftojnë për një pikë fjale. E kundërta e vetmisë është fjala. Ushqimi i saj kryesor është heshtja!

Vetminë e urren mendja. Je në moshë, nuk flet me askënd, flet me vetveten! Kjo është shenja e parë e dëshpërimit. Mendja zihet dhe nxjerr në sipërfaqe nofullat e vetmisë. E dini, vetmia ka nofulla të ënjtura që në verë mund të pëlcasin e në dimër të ngrihen. Sistemi i frymëmarrjes ngatërrohet. Frymë ka! Ajër po, por ti nuk e ndjen as frymën e as ajrin. Të janë mbyllur të gjitha rrugët.

Është ditë. Po ditë! Mes-ditë! Dhe ti ke dal me fanar për të kërkuar diell. Histori e përsëritur jete. Ndoshta sytë bajatosen duke lexuar rrëfimin e njëjtë. Pa më thuaj, kur përmendim fjalën vetmi a nuk na shkon ndërmend fanari në mes-ditë? Dua pak njerëz. Ku janë njerëzit? Pyeti i huaji, në sheshin e madh të Pekingut.

Vetmia është një kos i prishur në pikën e verës. Era e saj shpërndahet gjithandej. Nëse e hedhim në një pus të mbushur me ujë, ia prish kthjelltësinë dhe e bënë ujë të papërdorur. Era dhe përmbajtja e vetmisë është kob!

Njerëzit që kanë frikë nga vdekja ngatërrohen me termin vetmi. Vdekja është një proces natyror, i pashmangshëm dhe që lidhet me caktimin. Vetmia është gjendje e momentit e cila kalohet me fjalë.

Shkup, 30.01.2022

TË FUNDIT

Alternativa: Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut

Alternativa e Afrim Gashit përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndës së ”Titanik 2” ku akuzohet Sasho Mijallkov. Sipas tyre...
Marketing
Marketing
- Advertisement -