Thursday, March 30, 2023

Ministri i Alternativës lehtëson jetën e studentëve, nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me FON

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, që vjen nga radhët e Alternativës dega në Kumanovë, sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi midis MSHIA dhe Univerzitetit FON.

Ky Memorandum Bashkëpunimi midis tjerash parasheh edhe shumë lehtësime për studentët.

Në vijim kumtesa e plotë nga kabineti i ministrit Admirim Aliti:

Sot prita në një takim pune, rektoren e Universitetit Amerikan në Evropë-FON, profesoreshën Biljana Puleska Janushevska me të cilën nënshkruam një Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi i bashkëpunimit midis FON dhe MSHIA midis tjerash përfshinë: Organizimin e takimeve të punës, punëtorive, konferencave dhe të ngjashme në lidhje me aktivitetet si dhe ngjarjet me qëllim të realizimit të shërbimeve sa më efikase dhe efektive për qytetarët.

U dakorduam që bashkëpunimi i kuadrit arsimor të Universitetit të përfshihet në diskutimet publike në lidhje me propozim-ligjet me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira ligjore në pajtim me profesionalizmin e tyre.

Po ashtu u dakorduam për krijimin e kushteve më të favorshme për studimin e të punësuarve në MSHIA dhe anëtarëve të familjeve të tyre në programet studimore nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve në Universitetin FON.

TË FUNDIT

Alternativa: Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut

Alternativa e Afrim Gashit përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndës së ”Titanik 2” ku akuzohet Sasho Mijallkov. Sipas tyre...
Marketing
Marketing
- Advertisement -