Tuesday, January 31, 2023

Grubi: Tabelat informative në vendkalimin Bllacë edhe në gjuhën shqipe

Tabelat informative në vendkalimin kufitar Bllacë tashmë janë edhe në gjuhën shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskyeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.

Grubi shton se përdorimi dhe zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është obligim kushtetues.

Statusi i plotë:

Drejtoriа e Doganave të Maqedonisë së Veriut vendosi tabelat informative edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë.
Me këtë rast përgëzoj veprimin e përgjegjësisë së tyre të lartë institucionale për zbatimin e obligimit kushtetues dhe ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -