Tuesday, January 31, 2023

Grubi: Misioni drejt Europës do të ngadhënjejë, është në zemrat e çdo qytetari

“Misioni drejt Europës do të ngadhënjejë sepse ai është në zemrat e çdo qytetari të këtij vendi”, kështu është shprehur në një postim në rrjetet sociale, Artan Grubi – zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, pas takimit “Bashkë për Europë” të Bashkimit Demokratik për Integrim me banorët e malësia e Tetovës

“Sot banorët e Sellcës,Vicës dhe Llacës dhanë porosinë e qartë se vendi nuk duhet të ndalet në asnjë çast në realizimin e reformave proeuropiane që do të sigurojnë standard më të mirë jetese për të gjithë. Legjitimiteti i kauzës së Qeverisë sonë proeuropiane buron nga kjo vendosshmëri! Vazhdojmë me përkushtim punën në shërbim të nevojave jetësore te qytetarëve! Bashkë për në Europë!”, nënvizoi zëvendëskryeministri i parë Grubi.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -