Tuesday, January 31, 2023

Begaj në takimin me Ahmetin dhe Grubin veçon trendin pozitiv të marrëdhënive midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut të vijojë të kontribuojë në zhvillimet pozitive në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kështu vlerëson presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Përshëndeta rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në një takim që zhvillova sot me Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi. Gjatë këtij takimi, vlerësova zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në vendin fqinj të vijojë të kontribuojë në këtë drejtim. Vetëm duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim, do të mund të adresohen më mirë të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -