Në një hap me kohën.
Kështu është klinika dermo-estetike “ASA Medical Aesthetic Center” e cila së fundmi ka prezantuar paisjen “MORPHEUS8”.
E njohur për shërbimet dhe tretmanet e saj, ASA Medical Aesthetic Center ofron një sërë shërbimesh estetike të sofistikuara jokirugjikale, shërbime këto kundër plakjes dhe njëherit, më të kërkuarat në treg. Së fundmi, “MORPHEUS8” është prezantuar nga vet qendra në fjalë si paisje e cila ndihmon në rritjen e elastinës dhe kolagjenit.
“Morpheus 8 është pajisja revolucionare që stimulon rritjen e prodhimit të elastinës dhe kolagjenit duke shtrënguar fibrat lidhëse për të ngritur, forcuar, lëmuar dhe konturuar fytyrën dhe trupin. Mikropinat e pajisjes depërtojnë 4 mm thellë në lëkurë, gjë që lejon konturimin e vërtetë duke shkrirë yndyrën me shtrëngimin e lëkurës”, thuhet në njoftimin e ASA Medical Aesthetic Center.
Disa orë pas trajtimit, ASA Medical tregon se një numër pacientësh përjetojnë skuqje dhe ënjtje të lehtë vetëm disa orë pas trajtimit.
“Morpheus 8” është miratuar nga FDA dhe e njëjta, transformon lëkurën e plakur të trupit në një pamje më të dëshiruar e krahas kësaj, të konturuar e lëmuar pavarësisht llojit të lëkurës.