Tuesday, January 31, 2023

Zyrtare: Ronaldo në Arabi

Cristiano Ronaldo, pesë herë lojtari më i mirë në botë, është prezantuar te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, të premten mbrëma.

Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.

37-vjeçari, sipas mediave, pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe ato që do të vijnë nga komercializimi. Mund të bëhet futbollisti më i paguar ndonjëherë. 

“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë dhe një vend tjetër, vizioni që ka Al-Nassri është shumë frymëzues. Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj ekipin të arrijë më shumë sukses”, ka thënë Ronaldo pas prezantimit.

Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Botës.

E ka nisur karrierën te Sportingu, luajti te Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi. Në nëntor të këtij viti, pas rikthimit për herë të dytë, u largua nga Unitedi.

Lëvizja e tij për t’u transferuar në Arabinë Saudite është vlerësuar si befasi, pasi vetë Ronaldo kishte deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën në një klub evropian.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -