Tuesday, January 31, 2023

Gjiganti holandez shpreh interesim për Ardon Jasharin nga Kumanova

Feyenoordi raportohet se ka shprehur interesim për Ardon Jasharin, i cili së fundi mori pjesë me Zvicrën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Mesfushori shqiptar konsiderohet si një futbollist që do të ketë të ardhme të ndritur, teksa edhe interesimi nga klubet e tjera nuk po mungon.“4-4-2.ch” ka raportuar se për Jasharin interesim ka shprehur Feyenoordi, klub i cili thuhet se ka ndjekur nga afër lojtarin.

Sipas mediumin zviceran, zyrtarët e klubit nga Eredivisie ishin prezent gjatë ndeshjes mes Luzernit dhe Young Boys, që u zhvillua në tetor të këtij viti.

20-vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të Luzernit që nga korriku i vitit 2020. Që atëherë, ai ka regjistruar 40 ndeshje zyrtare duke shënuar dy gola e shtuar shtatë asistime.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e reprezentuesit të Zvicrës në treg momentalisht është 2.5 milionë euro.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -