Tuesday, January 31, 2023

Bashkimi nga Kumanova kampion vjeshte në Ligën e Tretë – Veri

KF Bashkimi nga Kumanova, që dikur me krenari përfaqësonte shqiptarët e këtij qyteti, por edhe nga të gjitha trojet në Ligën e Parë, është shpallur kampion vjeshte në Ligën e Tretë – Veri.

Skuadra “zi-gjelbër” e Bashkimit edhe pse shpresonte që pjesën e parë të sezonit 2022/2023 ta mbyllte me 40 pikë, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë kundër KF Aerodrom, kur futbollistët e skuadrës kumanovare u sulmuan nga tifozët vendas me flakadane dhe gjësende të forta nga jashtë stadiumit, Komisioni Disciplinor pranë FFM-së e kishte regjistruar me rezultat zyrtarë 3:0 në favor të skuadrës vendase.

Vërtetë një vendim i çuditshëm ky nga ana e këtij Komisioni, vendimin e të cilit, drejtuesit e KF Bashkimit do ta ankimojnë tek organet më të larta pranë Federatës, me shpresë se do të pasurojnë konton e tyre të pikëve.

Ndryshe, skuadra nga Kumanova konkurrentë kryesor në garën për inkuadrim në Ligën e Dytë, do të ketë ekipin tjetër shqiptarë nga fshati Konjare e Shkupit, BVK Konjare, që gjithashtu pas 15 xhirove të para ka tubuara 37 pikë.

Në vendin e tretë me 32 pikë ndodhet Fortuna e Hasanbegut, që gjithashtu duhet llogaritur në këtë skuadër, që tashmë disa vite po renditet në vetë kreun e tabelës së kësaj lige, mirëpo duke mos arritur të bëjë atë hapin final.

Deri në fillimin e stinorit pranveror, ekipet mbetet të përgatiten mirë dhe të shfrytëzojnë mundësinë e dhënë, sidomos KF Bashkimi, skuadër kjo që i mungon futbollit elitar në vend.

TË FUNDIT

Edhe njëherë për vetminë

Edhe njëherë për vetminë Shkruan: Hamdi Nuhiju Vetmia po bën thirrjen e kobshme. Po mbledh të gjithë të dëshpëruarit, të lodhurit, të përbuzurit, të vyshkurit nga...
Marketing
Marketing
- Advertisement -