Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën : “ Në shërbim të kujt është balansuesi “, nën organizimin e Shoqatës së Qytetarëve CIVIL-Qendra për liri Shkup.
Në pyetjen rreth shpjegimit të balancuesit, Aliti sqaroi se balancuesi në esencë është kuotë që mundëson një përfaqësim të drejtë etnik nëpër institucionet publike.
“ Balancuesi në esencë është kuotë. Ashtu siç ka kuota në parlament për deputetët. Në rrethana ideale nuk kemi nevojë as për kuota as për balancues, pasi që i japim përparësi cilësive. Megjithatë, e dimë se nuk jemi në një situatë të këtillë ideale tek ne.
Gjegjësisht, nëse nuk do të kishim kuota në Parlament, nuk e di se do të kishim 40 % e deputetëve gra. Dhe për këtë arsye këtu bëjmë diskriminim pozitiv dhe të gjitha pajtohemi se kjo gjë është e mirë. Gjegjësisht më mirë sesa të mos kishim kuota. E këtillë është logjika edhe e këtij mjeti-balancuesit. “, deklaroi Aliti.