Friday, December 2, 2022

Kovaçevski: Gjithsej 518 kompani të industrisë ushqimore, shkolla dhe institucione me rëndësi jetike nga një dhjetori do të kenë energji elektrike më të lirë 

Kovaçevski: Gjithsej 518 kompani të industrisë ushqimore, shkolla dhe institucione me rëndësi jetike nga një dhjetori do të kenë energji elektrike më të lirë 

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  në konferencën e përbashkët për shtyp  me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, informuan për realizimin e vendimit për energji elektrike të subvencionuar  për kompanitë e industrisë ushqimore, shkollat publike fillore dhe të mesme dhe ndërmarrjet nga fusha e ekonomisë së ujërave. Sipas të dhënave të EMV-së për më pak se një muaj për furnizim të subvencionuar me energji elektrike janë paraqitur 233 shkolla publike fillore dhe të mesme, 50 ndërmarrje publike nga fusha e ekonomisë së ujërave, grumbullimit dhe largimit të  ujërave të zeza  urbane dhe pastrimit të  ujërave të zeza që punojnë me stacione pompimi ose trajtimi dhe nga kategoria e personave fizikë dhe juridikë të regjistruar në sektorin ushqimor janë paraqitur 235 subjekte.

TË FUNDIT

Twitter pezullon sërish llogarinë e Kanye West

Platforma e mediave sociale, Twitter ka pezulluar të premten llogarinë e reperit amerikan, Kanye West përsëri, vetëm dy muaj pasi iu kishte rikthyer,...
Marketing
- Advertisement -