Monday, November 28, 2022

ASH: Kjo datë, për ne dhe brezat që pasojnë, paraqet një barrë me shumë përgjegjësi që na ka lënë mbi supe historia

Mbledhja e mendjeve më të ndritura të kombit për t’i dhënë një alfabet gjuhës, ndër më të vjetrat në kontinent, flet më së miri për rëndësinë e këtij Kongresi.

Kjo datë, për ne dhe brezat që pasojnë, paraqet një barrë me shumë përgjegjësi që na ka lënë mbi supe historia.

Alfabeti, gjuha shqipe dhe Manastiri duhet të trokasin në ndërgjegjen e secilit prej nesh, sa herë shkruajmë, flasim e veprojmë.

Ruajtja me fanatizëm e kësaj vlere historike që formësoi identitetin tonë kulturor e gjuhësor është amanet i rilindasve, ndërsa nëpërkëmbja dhe neglizhenca e këtij amaneti duhet të na turpërojë e vetëdijësojë.

Të gjithë bashkëkombësve, Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

TË FUNDIT

Si të keni WiFi gjatë tërë kohës në Stamboll?

Mbajtja e kontaktit me familjen, mikun ose punën tuaj është një prioritet gjatë udhëtimit jashtë vendit. Qëndrimi i lidhur me rrjetet sociale si...
Marketing
- Advertisement -