Monday, November 28, 2022

AlternAtivA Kumanovë: Deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe dy kënde lojrash

Alternativa Kumanovë me lajm të mirë në Ditën e Alfabetit: Deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe dy kënde lojrash

Alternativa dega në Kumanovë ka nisur një iniciativë deri në Këshillin e Komunës së Kumanovës dhe kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski për ndërtimin e dy këndeve të lojërave, njërën në Lagjen e trimave si dhe tjetrën në fshatin Çërkez.

Kjo iniciativë e cila ishte edhe pjesë e programit me të cilën Alternativa dega në Kumanovë u fut në zgjedhjet e fundit lokale për ndërtimin e këndeve për lojëra, përfundimisht po merr kahen e duhur.

Sot nga autoritetet komunale jemi njoftuar se kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative si dhe përfundimisht deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe dy kënde lojërash.

Bëhet fjalë për rrugën “Karadacki Odredi” në Lagjen e trimave dhe këndin e dytë të lojërave që do të ndërtohet në hapësirat e shkollës në fshatin Çerkez.

Ne e mbajmë fjalën.

Alternativa Kumanovë.

TË FUNDIT

Si të keni WiFi gjatë tërë kohës në Stamboll?

Mbajtja e kontaktit me familjen, mikun ose punën tuaj është një prioritet gjatë udhëtimit jashtë vendit. Qëndrimi i lidhur me rrjetet sociale si...
Marketing
- Advertisement -