Saturday, December 3, 2022

VUÇIQ: SHQIPTARËT I REGJISTROJNË EDHE NJERËZIT QË ME VITE NUK JETOJNË NË SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

“Ajo që aktualisht është e shënuar dhe ajo që qëndron gjatë natës, sigurisht që nuk është i njëjti numër. Babai dhe nëna raportojnë dy fëmijët e tyre që nuk jetojnë prej 4 vitesh, por ndodhen jashtë vendit. Dëshira jonë është që të gjithë të kthehen në Serbi, të gjithë janë qytetarë të Serbisë dhe është mirë që të punojnë e jetojnë këtu sepse kontribuojnë në GDP-në e vendit tonë – tha Vuçiq.

TË FUNDIT

Twitter pezullon sërish llogarinë e Kanye West

Platforma e mediave sociale, Twitter ka pezulluar të premten llogarinë e reperit amerikan, Kanye West përsëri, vetëm dy muaj pasi iu kishte rikthyer,...
Marketing
- Advertisement -