Saturday, December 3, 2022

Një projekt plot vlera, “Shqiptari jetofsh në breza” thotë Aleksander Gjelaj në këngën e fundit

Me tekst nga Gjovalin Lumaj dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, ylli i muzikës së pastër shqipe që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksander Gjelaj vjen me një tjetër mega projekt të cilin e ka titulluar “Shqiptari jetofsh në breza”.

Ky projekt është kënduar me shumë dashuri nga këngëtari i cili i kushton një këngë të bukur trevave shqiptare. Këtë këngë ai e ka finalizuar edhe me videoklip në të cilin shihen motive të pastra shqiptare. Këngëtari Gjelaj tashmë një kohë të gjatë po realizon këngë kushtuar shqiptarëve në përgjithësi.

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai është shumë i kërkuar edhe në ahengje të ndryshme familjare duke krijuar kështu atmosferë të jashtëzakonshme.

TË FUNDIT

Twitter pezullon sërish llogarinë e Kanye West

Platforma e mediave sociale, Twitter ka pezulluar të premten llogarinë e reperit amerikan, Kanye West përsëri, vetëm dy muaj pasi iu kishte rikthyer,...
Marketing
- Advertisement -