Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ), deri në ora 15:00 në qytetin e Kumanovës kanë votuar gjithsej 16.650 votues, përkatësisht 28,25 për qind, informon tvfesta.
Në Kumanovë sot, votimi zhvillohet në 167 vendvotime, dhe gjithsej 93.986 qytetarë kanë të drejtë vote.